Cilat jane perfitimet e trajtimeve dentare ne Shqiperi?
Shqiperia eshte nje vend popullor per trajtime dentare sepse eshte i aksesueshem lehtesisht, ka mundesi te mira akomodimi dhe transporti dhe turistet mund te shijojne nje dite qendrimi ne Tirane apo dhe qytete aty afer. Gjithsesi perfitimi me i madh per keta paciente eshte perfitimi i ketyre sherbimeve me kosto mjaft te ulet krahasuar me te njejtat sherbime si ne vendet e tyre.
Si ndryshojnë çmimet në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera?
Klinika jone ofron çmime shume konkuruese krahasuar me ato çmime qe mund te gjeni ne vendet Europiane dhe jo vetem. Mesatarisht ju mund te kurseni deri ne 70% ne pothuaj shumicen e sherbimeve te trajtuara.
Cilet jane sherbimet dentare qe kerkohen shpesh nga pacientet e huaj?
Stomatologjia estetike eshte nje nder sherbimet më të njohura, por kërkohen gjithashtu edhe procedura të tjera komplekse nga të huajt, sepse këtu janë më të përballueshme në krahasim me vendin e tyre. Klinika jonë përdor materialet më të mira në procedurat dentare në mënyrë që të përfitoni nga një buzëqeshje e përshtatshme dhe e qëndrueshme
Si do te trajtohen çeshtjet e mia dentare nga Dentistet?
Stomatologët tanë kanë përvojë në punën me pacientë të të gjitha moshave dhe me probleme të ndryshme dentare. Nëse rasti juaj përfshin më shumë se një trajtim, specialistët tanë do të bëjnë një vlerësim të parë dhe më pas do t'i japin përparësi renditjes së ndërhyrjeve në mënyrë që të mund të shpëtoni sa më shpejt nga çështjet më urgjente.